Berisha rreshton faktet si u ngrit narko-shteti: S’mundet kurrë të heshtja, të mos mbroja interesat jetike të vendit tim

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rreshtuar të gjitha faktet se si u ngrit narko-shteti në Shqipëri nga kryeministri Edi Rama. Berisha tha se, nuk mundet kurrë të heshtja, të mos mbroja interesat jetike të shëndetit tuaj, të sigurisë suaj, të vendit tim.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Këto ditë, ju keni dëgjuar me veshët tuaj propagandën e neveritshme gjer në të vjella të lakejve që ushqehen me paratë e djegësave dhe marrin shpërblime të majme nga narkoshteti, të vërsulen me tërbim kundër RAI 3, Arben Ahmetajt, opozitës, sikur narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në Shqipëri është një fantazi e tyre.

Me këtë rast, si njëri nga ata që e ka denoncuar që në fillim, garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk do më nxirrte goja një term të tillë për vendin tim në rast se nuk do shihja para syve të mi se si droga, krimi ngërtheu dhe mposhti ligjin.

Se si shteti ligjor u zëvendësua me narkoshtetin.

Se si Shqipëria, vendi i bekuar me prodhime ndër më cilësoret, u shndërrua në vendin e prodhimit të helmit që këput çdo orë, çdo ditë, jetë fëmijësh, të rinjsh në Shqipëri, Itali, Greqi, në Ballkan, në Europë dhe kudo.

Nuk mundet kurrë të heshtja, të mos mbroja interesat jetike të shëndetit tuaj, të sigurisë suaj, të vendit tim.

Por unë sonte ftoj çdo socialist që ka dyshimin më të vogël dhe çdo qytetar që mendon se i kam rënë në qafë me akuza politike Edi Ramës, të shtrojmë së bashku disa pyetje, përgjigjuni vetë në logjikën tuaj, në dëshirën tuaj.

A nuk u kanabizua nga jugu nga veri vendi nga Edi Rama dhe qeveria e tij? Nuk besoj se sot ka shqiptar që mund ta mohojë këtë, nuk e mohon as Edi Rama.

A ju kujtohen ju shqiptarë fjalimet apoteike për kanabisin nga ish-kryeministri i jugut, njeriu më i afërt i Edi Ramës, Koço Kokëdhima dhe vetë Edi Rama?

A ka njeri që mund t’i mohojë këto? A janë të vërteta?

Së treti, a nuk u mbrojtën nga policia plantacionet e kanabisit në mbarë vendin, ndërkohë që ligji e konsideronte mbjelljen e kanabisit krim dhe dënonte jo vetëm mbjellësin, transportuesin, por po kaq edhe qeveritarin vendor që nuk e denonconte?

A nuk u shndërrua policia e shtetit në narkopolici, e cila krahas rrogës së shtetit, merrte tarifën për çdo bimë helmi që rritej në mbrojtjen e tij?

A nuk janë të vërteta këto apo nuk janë të vërteta?

A nuk fluturuan në të katër anët e vendit aeroplanët e transportit të drogës, përfshi edhe aeroportet shtetërore të Rinasit dhe Gjadrit?

A nuk u përdorën vilat qeveritare si qendra të ngarkimit të drogës dhe nisjes së skafeve në det?

Për ju që thoni studiove që ushtria nuk u përfshi në drogë, pse mor dilni dhe mashtroni shqiptarët? Keni përgjegjësi apo jo?

A nuk u fikën ditë, javë dhe muaj të tëra me komandë radarët e rojes bregdetare nga ndrikull-radari për të hapur detin për trafikantët?

A nuk janë këto implikime të ushtrisë?

A nuk u gjetën disa muaj më parë plantacionet të tëra kanabisi në repartin e Zall Herrit? Kush i kishte ato, barinjtë i kishin apo narko-oficerët? Apo ishin të ministrit?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …