Nga Agron TUFA
Dy shtyllat kryesore me të cilat mbahet narkoshteti i Ramës janë:
1) Drejtësia e re(formuar) me eminenca të drejtësisë enveriste (SPAK, KLP, Gjykata e Lartë);
2) Ish-oficerët e Sigurimit komunist (brezi i fundit i viteve ’80) në poste të larta të shtetit.
Të dyja palët siameze janë zgjedhur me pincetën Rama-Soros, si garanci dhe ndërmjetësues brenda dhe jashtë narkoshtetit. Ndërgjegja e pistë kriminale dhe zelli i vjetër prej shërbëtori ua bëjnë ta përjetojnë si kauzë rekrutimin e ri.
Ata që besojnë se SPAK do të kafshojë dorën që e zgjodhi dhe e ushqen, plotësojnë alegorinë e gomarit që, ndërsa vazhdonte ta hante ujku, thoshte: “Hë, se jam në ëndërr!”.