Kërkohet arrestimi i Steve Bannon, reagimi: S’ka qeli të më mbyllë gojën!

Është dënuar me 4 muaj burg, ideologu populist i krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë amerikan, Steve Bannon, dikur këshilltar me ndikim i ish-presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi u dha nga gjykata të enjten, ndërsa pritet që ai të nisë të vuaj dënimin jo më vonë se 1 korriku.

Dënimi i tij u shqiptua në tetor 2022 për pengim të një hetimi të Kongresit sepse zoti Bannon refuzoi të bashkëpunonte kur u thirr për të dëshmuar për sulmin në Kapitolin federal më 6 janar 2021. Ai u la në fuqi nga një gjykatë apeli më 10 maj 2024.

Mësohet se ai ishte pezulluar pas një apeli nga mbrojtja, por gjyqtari Carl Nichols e hoqi atë pezullim me kërkesë të prokurorisë dhe urdhëroi të pandehurin, 70 vjeç, të paraqitej në burg jo më vonë se 1 korriku. “Asgjë nuk do të më mbyllë gojën”, ishte reagimi i Steve Bannon teksa largohej nga gjykata, duke parashikuar se “do të fshijmë” zgjedhjet e 5 nëntorit, duke iu referuar republikanëve. Kujtojmë se një tjetër ish-këshilltar i Trump, Peter Navarro, u dënua me katër muaj burg për të njëjtat arsye si Bannon, filloi të vuante dënimin e tij në mars 2024.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …