Lart Vasili: Artan Gaçi bisedë me Ymer Lalën për zgjedhjet në Dibër

Anëtari i FRPD, Lart Vasili ka publikuar një video të shkurtër të emisionit investigativ Piranja që transmetohet në SYRI TV, ku dallohet një bisedë mes bashkëshortes së ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçit dhe atij që gazeta Gjermane Bild e cilëson si “Bosi i mafies në Dibër” Ymer Lala.

Vasili theksoi se në këtë video, Artan Gaçi dhe Ymer Lala diskutojnë hapur lidhur me zgjedhjet e Dibrës, mënyrën si janë menaxhuar ato.

“Dosja 184, edhe pas denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike dhe bërjes publike të tyre nga tabloidi Gjerman Bild, vijon të mbetet e pazbardhur nga drejtësia shqiptare. Sot në “Rrugën e Shpresës” ne ju paraqesim një fragment të shkëputur nga një bisedë mes bashkëshortes së ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçit dhe atij që gazeta Gjermane Bild e cilëson si “Bosi i mafies në Dibër” Ymer Lala, ku diskutojnë hapur lidhur me zgjedhjet e Dibrës, mënyrën si janë menaxhuar ato, madje duke folur edhe per Atë”, tha Vasili.

Bisedën e plotë mes dy kriminelëve zgjedhor dhe jo vetëm, mund ta ndiqni sot në 20:45 në emisionin Piranjat, në SYRI TV si dhe në kanalin YouTube, Piranjat TV.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …