Zgjedhjet evropiane/ Berisha-shqiptarëve: Votoni kandidatët e të djathtës dhe kandidatët shqiptarë kudo që janë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të cilët votojnë në zgjedhjet evropiane, që të mbështesin kandidatët e të djathtës dhe kandidatët shqiptarë kudo ku janë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj misionarë të vërtetë të kauzës të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Të dashur miq, në emër tuaj dhe të PD dua t’u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë në vendet e BE, të votojnë kandidatin shqiptar për këshill, për deputet dhe për çfarëdo që të jetë.

Sikundër ftoj demokratët dhe demokratet të votojnë partitë e qendrës së djathtë.

Partitë aleate të PD-së, përndryshe të votojnë kandidatin që duan”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha denoncon lidhjet mafioze: Ja si i vuri Lubi Balluku prokurimet në kontroll të plotë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar lidhjen mafioze të vendosjes në kontroll të plotë …