Një monstër antishqiptare që për të mbajtur pushtetin shet gjithçka!

Nga Edi PALOKA

Rama paska rikonfirmuar dje urdherin per shkatrrimin e opozites. I terbuar nga pafuqia e tij ndaj mediave nderkombetare qe nuk i kontrollon dot si sahanlepiresit e vendit, eshte kthyer te kercenoje opoziten!

Asgje te re deri tek thirrja per te shkatrruar opoziten. Ka 12 vjet qe vetem ate tenton te beje.

Por stonon e stonon keq kur permend voten ky legen qe me vote nuk ka guxuar te matet kurre se e di se sa i vlen lekura …!

Ne qoftese nuk do ta kishte marre Fatos Nano, ashtu sic tha vete: ”Te palare e me thonjte pa prere”, ne katakombet e Parisit do ishte dhe sot. Po Fatosi e morri e beri minister, pastaj bleu zgjedhjet per ta bere kryetare bashkie e me tej ky ja futi dhe Fatosit me “mirenjohjen” qe e karakterizon. Pastaj deshtoi me vote te behej kryetar i PS por “e zgjidhi” prape me rivotim, po kete here me “nje pallat nje vote”.

Kurre nuk guxoi te hyje ne nje gare te ndershme gjithe jeten e tij e jo vetem ne politike.

Edhe ne 2013, nuk e thote askush sepse eshte turp ne nje fare menyre , po Rama erdhi ne pushtet po nepermjet bandave dhe parave te pista megjithese ne pushtet ishte PD! Ishte nje “tolerance” fatale e qeverise dhe institucioneve te PD ne ate kohe per te lejuar te famshmin rotacion pas 8 vitesh. Them tolerance fatale sepse jo thjeshte ju plotesua Rames cdo kerkese e tij ne aspektin ligjor, po u mbyllen syte e u lidhen duart edhe perpara bandave e parave te pista qe u hodhen haptazi. Sigurisht ben te veten dhe largimi i LSI apo lufta e nisur cuditerisht qe ne janar te 2013 (zgjedhjet ishin ne qershor) per zevendesimin e Sali Berishes si kryetar i PD, pas zgjedhjeve… Ky fakt besoj se flet me shume se cdo gje per ate qe e quajta “tolerance fatale”.

Fatale edhe sepse i la pushtetin ne dore nje monstre antishqiptare e antinjeri qe per te mbajtur pushtetin shet gjitheshka dhe kete kemi 12 vjet qe e provojme.

Fakti eshte qe ka bere cdo gje vetem qe zgjedhje e vote mos kete me ne kete vend. Ka perdorur cdo mjet; bandat, parate e krimit, dhunen e presionin nepermjet institucioneve shteterore, ndryshimin e rregullave te lojes nepermjet ndryshimeve ligjore…

E prape nuk i mjaftuan!

E percau PD duke perdorur paburrerine e L.B, i rrembeu simbolet, i hoqi komisioneret, i morri dhe financimin…

Po prape nuk i mjaftoi frikacakut!

Pasi i hoqi me gjykate emrin si kryetar i PD, po me gjykate vuri dhe mban nen arrest Sali Berishen duke shkelur hapur cdo norme ligjore e jo vetem!

E del tani burracaku e thote: “Shkatrrojini me vote”

Po ku ke guxim ti more legen te matesh me vote. Ti as sot qe ke bere c’te mundesh per ta shkatrruar PD, nuk ke guxim te perballesh! Nuk ke as nje fije burreri e dinjitet dhe ky urdher i yti nuk ju drejtohet shqiptareve qe te na “shkatrrojne me vote”, po ju drejtohet atyre qe komandon, qe te bejne edhe me shume per ta zhveshur opoziten nga cdo mundesi per te garuar edhe larg e larg ne kushte luajaliteti. Kjo sepse je nje frikacak e burracak qe pret qe kundershtari te jete ne toke e mundesisht pa ndjenja, qe ti te shkosh pastaj e te luash “fitimtarin” e te besh te fortin. Sepse ti e di mire qe po te matesh ne nje gare me kushte te barabarta do te dilje ashtu sic je e ke qene gjithmone, nje ZERO, nje HIÇ!

About Redaksia

Check Also

Ata që nuk kënduan…

Nga Lutfi DERVISHI Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm …