Veliaj i vendos gjobë Aleancës për Teatrin dhe Adriana Kalasë

Avokatja Adriana Kalaja ka publikuar gjobën e vendosur nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Kjo gjobë është vendosur sipas shkresës pas protestës së bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për para bashkisë së Tiranës pasi sipas tyre është dëmtuar fasada e bashkisë.

Reagimi

Të nderuar Qëndrestarë, Mbështetës dhe Miq të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

I korruptuari, korruptuesi dhe pastruesi i parave të pista të mafies Erion Velia, vijon me urrejtje hakmarrjen ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si dhe aktivistes e avokates së saj.

Sot informohemi nga Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit se është marrë një masë administrative nga specialstë të kësaj agjensie,( të njëjtët që vrasin 4 putrosha të pafajshëm, pasi vjedhin së bashku me Velinë fondet e tyre) se në protestën e datës 28.05.2024 janë shkaktuar “dëme” prej “subjektitit” AMT fasadës së Bashkisë Tiranë, duke i kërkuar këtij “subjekti” shpërblimin e dëmit të shkaktuar dhe duke e ndëshkuar këtë “subjekt” me gjobë!!??? Dhe kjo gjobë i faturohet aktivistes dhe avokates së AMT-së, Adriana Kalaja!!!

Pse nuk u vlerësuan dëmet për protestat e bëra nga 5 prilli apo Veliaj mendoi se ne do i ndalonim protestat?

Së pari, dallohet lehtësisht halli dhe sikleti i anëtarit të kupolës mafioze, Veliaj dhe shërbëtorëve të tij, por nuk ua zgjidhim dot.

Së dyti, nisur nga ky hall i madh, në turravrap e nxitim të paparë, nuk marrin minimumin e informacionit se AMT nuk është subjekt juridik, por grupim në frymë, i artistëve dhe qytetarëve të lirë që kanë vendosur t’i qëndrojnë përballë mafies së betonit e plehrave që përfaqëson Veliaj. Kemi qenë dhe jemi për me çdo kusht të Tiranës.

Së treti, i kujtojmë banditit Veliaj dhe të tijve, që kanë shkatërruar Tiranën, se ne që kemi hyrë në vitin e shtatë (7) të protestës dhe që nuk na ndalën me asgjë, as me presion e as me shit-blerje, do të vijojmë, derisa këta mafiozë të përgjigjen para ligjit.

Pasi humbi gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, pasi me gjithë përpjekjet në SPAK, çështjen nuk po e mbyll dot, pasi ka dështuar në këto vite me përçarjen e AMT, ndaj artistëve dhe qytetarëve me integritet të Aleancës, tani gjen metoda antiligjore si ajo e gjobës.

Në fakt, e gjithë politika e Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë, është ajo e gjobëvënies por me ne Qendrestarët e AMT, i ka “ngelur sharra në gozhdë”.

Mbi të gjitha, ky veprim ndaj aktivistes dhe avokates Kalaja përveç se është antiligjor, vjen si një hakmarrje perverse. Pasi shpifi se ishte e dënuar dhe në gjykim tha se nuk i përmenda emrin, pasi dha urdhër për t’i hapur dosje nga Policia e Taulantit të narko shtetit, tani e gjobit personalisht.

Ne sigurojmë të gjithë Qendresrarët, Mbështetësit dhe Miqtë e AMT, se jo vetëm do ta çojmë në Gjykatën Administrative, por do vijojmë betejën deri sa ky kriiminel të shkojë pas hekurave e të paguajë për:

Teatrin Kombëtar,

Ardit Gjoklajn,

Inceneratorin,

Kompaninë “5 D” sh.p.k,

Unazën e Re,

5 Majin,

Bregun e Lumit,

Laprakën,

Çerdhet, kopshtet dhe shkollat e munguara,

Parqet dhe këndet e lodrave të munguara,

Betonizimin e Tiranës,

Tirana DC sh.a,

ECO Tirana,

4 putroshat e vrarë.

Etj., etj.

Është e kuptueshme se, kriminelin Veliaj nuk e mbron dot as Dumani, as Kondili e as gjobat e AMK.

Ndaj, mos mungoni në protestën e rradhës,

Datë 10 qershor ora 11.00 para Bashkisë Tiranë.

Veliaj e bashkëpunëtorët e tij pas hekurave dhe,

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.

About Redaksia

Check Also

Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!

Nga Sali BERISHA Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si …