Debate te drejtësia, Llagami-Xhafajt: S’kemi mbështetjen e qeverisë, kemi vetëm 0.1% buxhet…

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor të veprimtarisë së KLGJ-së dhe sistemit gjyqësor gjatë vitit 2023.

Në seancë u përball me kritika nga deputeti Fatmir Xhafaj i cili foli për vendimmarrje të vonuara nga KLGJ, mos marrje të masave për të eliminuar Çështjet e prapambetura (Backlog) ndërsa ngriti shqetësime për ngritjen e sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve.

Vetë Llagami në përgjigje tha se KLGj dhe sistemi i drejtësisë kishte shprehur gadishmërinë dhe ka punuar maksimalisht por nuk ka gjetur mbështetje efektive nga ana e pushtetit qëndror dhe atij lokal.

Llagami i kujtoi Xhafës se reformat nuk bëhen pa lekë ndërkohë që qeveria kishte vënë në dispozicion të drejtesisë 0.1 % të buxhetit të shtetit.

Pjesë nga fjala e kryetares së KLGJ-së:

Naureda Llagami:  Pse jemi ku ishim dhe ku jemi?

Shpeshherë Harrojmë që kur kemi shkuar në fatën 20 dhjetor nsë 2018 KLGj nuk kishte asnjë mbështetje financiare dhe iu desht 6 muaj prapa të merrte mbështetjen.

KLGJ nuk kishte njerëz, nisi ristrukturimin. Nuk kishte mbështetje dhe kuadër të ri ligjor që ta niste cdo gjë nga zero.

Kishim njerëzit por nuk kishim asnjë praktikë nga KLD, ishte zeruar. Kishim detyrim të bënim 60 akte nënligjore për të nisur proceset tona.

60 akte që dhe ju në Kuvend nuk i bënit në një kohë rekord dhe shumë ligje ngelen pending sic kanë ngelur dhe propozimet tona.

Pavarësisht se jemi të pavarur dhe të depolitizur tregon se tek pjesa e reformave e strategjive që KLGJ ndërmerr po nuk pati në bashkëpunim me Kuvendin dhe po nuk pati bashkëpunim me qeverinë në aspektin financiar KLGJ nuk bën dot gjë zoti Xhafa.

Kemi kërkuar gjithmonë mbështetje financiare. Edhe për pjesën e hartës, që ju e thoni, e kam thënë se nëse harta ka marrë mbështetjen e qeverisë e ka marrë vetëm për pjesën e administrimit e financës së qeverisë, gjë që tashmë nuk është aty ku duhet.

A po shkojmë në masa të përkohshme për punën e Apelit?
Që në fillim qeveria e dinte që  në atë Apel do të ishin 78 vetë.

E dinte që nuk do i plotësonte nevojat përveçse vitin e hartës, atë vit që do të miratohej.

E kemi kërkuar. Janë te planet tona afat gjata dhe afat shkurtër, kemi çuar shkresa të shumëfishta dhe kemi arritur sot në zgjidhje të përkohshme për Apelin e Tiranës.

Me komunikimin e fundit me ministrinë e Drejtësisë mund të shkojmë në një zgjidhje të përkohshme.

Ndërkohë  nevojat për truall dhe godinë i kemi thënë që në vitin 2019 si  në raportin vjetor ashtu dhe atë në raportin e pjesës financiare.

Po të shohim buxhetin e qeverisë gjyqësore, pavarësisht se jemi të barabartë, buxheti jonë ka 0.1% të gjjithë buxhetit të shtetit.

A mundemi që sot ne me një buxhet 0.1% që kryesisht janë rroga e meremetime e nevoja shumë të vogla sistemi ti kërkojmë të bëjë hapa galopantë qoftë në strukturë, teknologji informacioni. Nuk mundet se këto gjëra shkojnë bashkë.

Gjatë gjithë këtyre viteve pavarësisht mbështetjes që na keni dhënë nuk na ka rezultuar efektive. Nëse n akeni dhënë projektin për një gjykatë nuk na keni dhënë truallin.

Nuk flas për juve, jo ju, por për ekzekutivin, pushtetin lokal, e të gjithë pushtetin. Të gjithë këtë e kemi sqaruar tek raporti jonë.

Nuk ka munguar asnjëherë vullneti dhe përpjekjet e KLGj-së apo sistemi gjyqësor ajo që është parë ndryshe nga ana juaj këtu. Nuk i është dhënë prioritet tek pjesa e nevojave të sistemit.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …