Berisha: Sistemet TIMS dhe E-Gate që u instaluan nga SHBA sot janë në duart e krimit!

Në fjalën e mbajtur përpara qytetarëve, kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se gjatë qeverisjes së tij në vitet 2005-2009, sistemet TIMS dhe E-Gate u instaluan nga SHBA dhe garantuan liberalizimin e vizave. Berisha tha se, këto sisteme janë në duart e krimit.

“Te këto dosje është fytyra e vërtete e qeverisë së Edi Ramës.

Janë krimi i dytë më i shëmtuar në historinë e kombit pas shpopullimit, krijimi i narkoshtetit.

Te këto dosje që mercenari Dumani u fsheh qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur si puthador, si lake, Edi Ramën dhe kriminelët e tjerë me pushtet, qëndrojnë projekte makabre të transportit të drogës, kanabizimit të Shqipërisë.

Miqtë e mi, këto dosje faktojnë se bota mizore e nëndheshme e krimit ka emëruar në Shqipëri ministra dhe mbiministra.

Se kjo botë e pashpirt ka diktuar plaçkitje dhe grabitje pafund të pronave të shqiptarëve.

Se kryeministria, se ministria e rendit, se drejtësia janë në kthetrat e pamëshirë të tyre.

Se nuk ka qelizë, nuk ka sekret që nuk u është dhënë këtyre bandave dhe kriminelëve që janë fuqia e vërtetë e shtetit të Edi Ramës.

Të dashur miq, në vitin 2009, SHBA vendosën në Shqipëri në pikat e kontrollit të kufirit njërin nga sistemet dixhitale më të avancuara të kohës, sistemin TIMS dhe E-Gate.

Këto sisteme të një sigurie të lartë, të një mbrojtje të plotë kibernetike, e bënë Shqipërinë një vend, për të cilin votuan të gjitha vendet e BE për heqjen e vizave.

Erdhën zyrtarët më të lartë të zbatimit të ligjeve, drejtori i përgjithshëm i policisë federale gjermane dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit nga vendet e tjera.

Ata mbetën të befasuar kur panë sistemet e kontrollit të kalimit të kufirit.

Po sot o miq? A e dini ju se këto sisteme janë në duart e krimit?

Se këto sisteme me Taulant Ballën, Edi Ramën, Met Rrumbullakun, iu dorëzuan krimin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Livadhisjet filozofike” të Kosit… në kohë kolere…

Nga Iva V.GRILLO Shoh një merak të rritur në rrjet nga disa relativizues profesionistë të …