Te dosjet Metamorfoza gjeni Ramën, Ballën, Agaçin, zyrtarët, qeveritarët, gjykatësit dhe prokurorët më të lartë

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke komentuar dosjet ‘Metamorfoza’ tha se, në këto përgjime gjendet Edi Rama, Taulant Balla, Engjell Agaçin dhe zyrtarë të tjerë. Berisha tha se, në këto dosje të metamorfozës gjenden qeveritarë, gjykatës dhe prokurorë të lartë, që kanë rënë në përgjimet e huaja.

“Të dashur miq, çdo ditë këto javët e fundit është folur për narkoshtetin e Edi Ramës.

Mediat evropiane dhe botërore përsëri u kanë rënë sirenave të alarmit për instalimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Miqtë e mi, ato që kanë përshkruar mediat italiane, gjermane, amerikane dhe të vendeve të tjera, iu garantoj se janë vetëm maja e ajsbergut.

Ato nuk janë, thashë dhe njëherë, asgjë më shumë se maja e një ajsbergu mbi të cilin është sot, apo noton sot Shqipëria dhe shqiptarët.

Ato nuk përshkruajnë as një të dhjetën e asaj që fshehin Metamorfoza e parë, e dytë dhe e treta që vjen.

Tek dosjet Metamorfoza ju gjeni Edi Ramën, Taulant Ballën, Engjëll Agaçin, zyrtarët më të lartë, qeveritarët më të lartë, gjykatësit më të lartë, prokurorët më të lartë, ata drejtues të botës së krimit në Shqipëri.

Tek këto dosje janë dëshmitë më flagrante të porositjes së vrasjeve nga politikanë.

Janë dëshmitë më flagrante të vizitave, telefonatave të bosëve më të rrezikshëm të krimit, pra jo vetëm Luftar Hysës, por edhe Ndokëve, Rrajave, Bajrëve, Troplinëve, Avdylëve, Çelëve në zyrat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Në zyrat e qeveritarëve.

Në këto dosje janë pazaret kriminale që këto bosë mafiozë, këta vrasës mizorë, këta trafikantë të shpërfytyruar kanë bërë me Edi Ramën, me Taulant Ballën, me gjykatës, prokurorë, oficerë të lartë policie, ministra dhe zyrtarë të tjerë.

Në këto dosje janë varret e dhjetëra e dhjetëra shqiptarëve, viktima të krimit të lidhur këmbë e kokë me shtetin.

Në këto dosje janë grabitjet e dhjetëra mijëra hektarëve tokë dhe shndërrimi i tyre në resorte me firmën e Edi Ramës.

Në këto dosje transporti me baule diplomatike i dhjetëra e qindra milionë eurove të grupeve më të rrezikshme të trafikut të Europës në Shqipëri.

Në këto dosje janë transporti me baule diplomatike dhe rrugë të tjera i kontejnerëve, i bauleve me narko-euro.

Në këto dosje miqtë e mi janë lejet me 30 përqind ryshfet për Edi Ramën të kullave të drogës dhe korrupsionit, dëshmi e tmerrshme e skllavërimit të shqiptarëve nga narkoshteti”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …