Boçi: Policët do të përdoren si mish për top, 3 muajt e verës 12 orë punë në ditë

Nga Luçiano BOÇI

Drejtoria e policisë i ka detyruar të gjithë efektivët të nënshkruajnë ‘pa bërë gëk-mëk’ një deklaratë sipas të cilës pranojë të punojnë 3 muajt e verës 12 orë në ditë, pa të drejtë ankimimi.

Sikur të ishin në gatishmëri, e cila në fund të fundit zgjat tre ditë dhe jo tre muaj.

 

Një shtrydhje dhe përdorim përtej çdo limiti ky.

 

Pse merret kjo masë?!

Turizmi siç justifikohet?!!

Tirana nuk është bregdet!

Po çfarë frike e detyron narkoshtetin tonë famoz t’i përdorë policët si ‘mish për top’ në mes të zhegut të verës?!!

Fushata e korrjes së kanabisit apo parafushata e ‘korrje-grabitjes’ së votave?!!!

Apo frika e pushtetit?!!

Ka shumë pikëpyetje.

Kjo deklaratë e detyruar është ligjërisht jo korrekte, moralisht e poshtër dhe politikisht provokuese.

Por frika e policëve është e madhe sepse refuzimi i nënshkrimit është baraz me largim nga puna.

Seriali Narcos në Shqipëri është i gjatë e vazhdon me shumë të panjohura, e vendi e roli i policisë është themelor. Ai kalon dhe NARCOS -in e Netflix.

Madje duke konkurruar nga serial-gjatësia me Skllavja Izaura-n e dikurshme.

Image

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …