Berisha: Erion Veliaj nuk ke shpëtim, fundi yt është i shpejtë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut hajdut të Tiranës, Erion Veliaj se nuk ka shpëtim nga zemërimi dhe protesta e qytetarëve.

Berisha tha se, Erion Veliaj nuk ke shpëtim, fundi yt është i shpejtë! Do ta vazhdojmë këtë betejë më me guxim se kurrë më parë

“Të dashur miq, ju informuam se si përdorej TIMS-i për të kaluar kriminelët në misione krimi në mbarë Europën.

Ju informuam se si zyrtarët e paguar me taksat tuaja hapnin në të katër anët sistemet e shtetit dhe i vendosnin ata në funksion të krimit.

Në çdo akt, në çdo vendim, në çdo gjë, aty ku është dora e pushtetit, është dora e krimit.

Në bastisjen e fundit që bënë kanë vjedhur miliona e miliona euro.

Po miqtë e mi se kur i numërojnë, gjysmën i vjedhin.

Erion Veliaj është nga hajdutët më të pamëshirë të Shqipërisë dhe planetit.

Erion Veliaj kërcënon, çon mesazhe me aferat e vëllait të vet, zyrtarë të tjerë.

Erion Veliaj përdor tani mercenarët e Skapit, përdor krimet e tij dhe të vëllait të vet, për të shpëtuar, për t’u mbrojtur nga vjedhjet që ka kryer.

Për të mbrojtur 136 milionë euro të zhdukur në djegësin e Tiranës së bashku me Edi Ramën.

Për të mbrojtur qindra e qindra milionë euro të tjera të shndërruara në pallate, hotele luksoze me 5 yje dhe të depozituara në kontot offshore.

Erion Veliaj, nuk ke shpëtim, qytetarët e Tiranës të kanë prerë biletën, të kanë varur teneqenë.

Fundi yt është i shpejtë.

Do varesh në shtyllën e turpit të kryeqytetit, në sheshin Skënderbej.

Ik më mirë, ik sa më shpejt sepse qytetarëve të revoltuar, qytetarëve të zemëruar, guximtarëve të pamposhtur nuk ka forcë më botë që t’u rezistojë.

Ndaj miqtë e mi, të vazhdojmë ne këtë betejë, më të bashkuar, më të fuqishëm, më me guxim se kurrë më parë.

Gjer në fitore.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!

Nga Sali BERISHA Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si …