Asllani: Reforma në Drejtësi ka ringjallur modelin e sistemit të Enver Hoxhës!

Ylli Asllani, anëtar i Këshillit Kombëtar, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, përcolli një mesazh nga të Zgjedhurit Vendorë, për burgosjen politike të liderit të opozitës.

Asllani u shpreh se ‘Reforma në drejtësi’, ka ringjallur modelin e vjetër të sistemit të drejtsisë së Enver Hoxhës ku të gjithë ishin të dënueshëm përveç diktatorit.

“Unë jam para jush për të shprehur shqetësimin e thellë të forumit të të zgjedhurve vendor për dy çështje jetike të opozitës shqiptare.

Arrestimin e liderit historik profesor doktor Sali Berisha dhe së dyti rrëmbinin e simboleve dhe vulës së Partisë Demokratike nga narkoshteti në fuqi.

Së pari nëpërmejt kësaj deklarate të forumit të të zgjedhurve vendor, dënojmë me forcë mbajtjeje nën arrest të liderit të PD, pa asnjë provë dhe pa asnjë akuzë të bazuar në fakt.

Ky akt është i papranueshëm, është një mohim flagrant i drejtësisë, ishte dhe një goditje e rëndë për demokracinë.

Ne si forum, konstatojmë me keqardhje se reforma në drejtësi, ka ringjallur modelin e vjetër të sistemit të drejtësisë së Enver Hoxhës ku të gjithë ishin të dënueshëm përveç diktatorit.

Një akt i tillë është jo vetëm një padrejtësi kundrejt një personaliteti, por është një sulm direkt ndaj të drejtave kushtetuese dhe të lirive të njeriut të secilit prej nesh dhe gjithë qytetarëve.

Ne ju bëjmë apel institucioneve të drejtësisë dhe ju sugjerojmë që asnnjë qytetar të mos dënohet pa prova dhe pa një proces të drejtë gjyqësor, aq më tepër lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili instaloi transformimin më të rëndësishëm historik dhe demokratik të shtetit”, tha Asllani.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …