Aleanca për Teatrin dhe opozita po zhvillojnë protestën e njëmbëdhjetë para Bashkisë Tiranë, kundër aferës 5D dhe inceneratorëve. Avokatja Adriana Kalaja tha se, Altin Dumani eshtë bërë aq pis me dosjet sa ka frikë të arrestojë Erion Veliajn.
“Përshëndetje njerëz të lirë që vini këtu dhe shikoni që nuk ka drejtësi dhe që shikoni çdo ditë se si shkelet ligji. Shihni çdo ditë se si shkelet kushtetuta. E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se Erion Veliaj merr garancinë nga drejtësia e Dushmanit nga drejtësia e Sorosit dhe nga drejtësia e narkotrafikantit Edi Rama. Jo se Edi Rama nuk e do Erion Veliajn në burg. Po e do. Edi Rama sot e do Erion Veliajn në burg. Problemi është se Altin Dushmani është aq i manipuluar. Është bërë aq pis me dosjet atje sa ka frikë të arrestojë Erion Veliajn. Dhe pse e do Edi Rama në burg Erion Veliajn.
Nuk e do se ka parime se një narkotrafikant, vëllai i Olsit të Xibrakës, nuk ka parime dhe moral nuk e kupton dot fjalën shtet, nuk e kupton dot fjalën ligj, nuk e kupton dot fjalën kushtetutë . Një narkotrafikant që pret gjithë mafiozët e botës në zyrën e tij kupton vetëm pazaret, përqindjet, do të jap do më japësh. Rëndësi ka që unë të mbes në pushtet. Me vendas dhe të huaj i pamë denoncimin që bëri RAI3 me fakte dhe prova. Çfarë tha RAI3 që lideri i PD nuk e ka thënë prej 10 vitesh dhe më shumë. Asgjë më shumë. Por e thënë nga një media e huaj ka vlerë shumë jo vetëm për shqiptarët por ka vlerë për ndërkombëtarët që i kanë mbështetur dhe vazhdojnë ti mbështesin këtë banditë që kanë shkatërruar Tiranën dhe Shqipërinë”, tha Kalaja.