Veliaj “në pranga”, protestuesit e hedhin në koshin e plehrave

Qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar përpara Bashkisë së Tiranës.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt pas skandaleve të shumta korruptive.

Në një manekin të veshur me rrobat e një të burgosuri, është vendosur fytyra e kryebashkiakut të Erion Veliajt.

Sipas tyre, Erion Veliaj e ka vendin në burg, për aferën e inceneratorëve, por edhe skandalin me drejtorët e tij.

Ky manekin është vendosur në koshin e mbeturinave dhe është sjellë në protestë, teksa opozita mban fjalën e saj.

Gjithashtu, në foto janë edhe drejtorët e bashkisë me mbishkrimin “hajdut”.

About Redaksia

Check Also

Protesta madhështore/ Rama ik në paqe!…

Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë. Protesta e sotme ka qenë e përmasave …