Liçaj: Cjapi i Surrelit do të marrë tokën e dhuruar nga rilindasit për të pasuruar veten!

Aktori i njohur, Neritan Liçaj tha gjatë fjalës së tij në protestën para bashkisë së Tiranës, tha se, Cjapi i Surrelit do të marrë tokën e dhuruar nga rilindasit për të pasuruar veten!

“Çfarë bëri Cjapi i Surrelit?! Cjapi i Surrelit do të marrë tokën e dhuruar nga rilindasit e vërtetë për të pasuruar veten e vet! Domethënë, në qoftë se rilindasit e vërtetë shqiptarë u përpoqën dhe shkrinë pasuritë e tyre familjare për të bërë këtë komb, të vjen Cjapi i Surrelit me këtë “qitësin” e vogël dhe vjedh pasuritë tona kombëtare për të pasuruar firmën Fusha.

Dhe mua më habit dhe ky biznesmeni Fusha: a një çikë moral ky njeri, mor burrë? A është ndonjë çikë tirans?! A është një çik shqiptar?! Se është turp ta marrë atë për të bërë biznes. Ka një limit! Ka një kufi çdo gjë.

E dyta që doja të thosha, paraardhësit e këtyre, Beqir Ballukërat e ku di gjë unë e gjithë çfarë janë, ish-ministri juaj, Çuçi i Sigurimit… (se ne të gjithë çunat e Tiranës u futëm kush në arte, kush në arkeologji, arkitekturë, ky Çuçi – në Sigurimin e Shtetit! Nejse, ç’rëndësi ka, punë e tij)… Këta shembën tempujt e zotave! Hodhën kishat, xhamitë, teqetë, në erë! Duke na mallkuar si komb, ata.

Tani, këta “kingat”, pasardhësit e tyre, po hedhin në erë tempujt e njeriut, që janë galeritë, teatrot, muzetë, bibliotekat etj, etj. tani, bëjeni llogarinë vetë se sa të korruptuar janë këta njerëz së brendshmi, se në para janë miliarderë!”, tha Liçaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …