Artan Fuga pas vendimit: Kush paguan për dëmin ndaj PD, Gykata ka rrëzuar zgjedhjet

Artan FUGA
Njoftohet se gjykata e apelit ja la vulën dhe logon zyrtare Partisë Demokratike që drejton z. Sali Berisha.
Ky vendim rrëzon gjithçka që ka ndodhur në politikë, në Komisionin Qendror Zgjedhor, në Kuvendin e Shqipërisë, në komisionet e Kuvendit, në buxhetin e shtetit për financimin e partive, në këta dy vjet!
Kjo më jep të drejtën të bëj disa pyetje:
Je apo nuk je me atë parti, kaq idiot duhet të jesh sa të mendoje që vula dhe logua nuk i takonte? Cfardo qofsh gjoja gazetar, analist, deputet, ministër, llapaqen, llapaqene, etj?
Cfarë do të bëhet tani me ato vendime politike të Kuvendit të Shqipërisë që e përjashtonin këtë parti nga statuti zyrtar i partisë? Kush i paguan dëmshpërblimet?
A do të përsëriten zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme meqë vula dhe logua zyrtare nuk i takonte partisë të z. Lulzim Basha? (sipas vendimeve të gjyqit)
A do të shpërndahet Kuvendi i Shqipërisë meqë zgjedhjet janë bërë mbi baza juridike që gjykata i hodhi poshtë?
Cfarë do të bëhet tani, a do ta përjashtojë nga partia demokratike që ka vulën dhe logon z. Basha, dhe bashkëpuntorët e tij, në qendër dhe në rrethe?
Po paratë e dhëna për fushatën elektorale kujt do t’i takojnë? Apo ato kanë avulluar krejt?
Cfarë nuk po na shohin sytë ne qytetarëve ? Politika bëhet gjykatë, Kuvendi merr vendime pa referenca juridike, gjykata merr vendime që anullon dy vjet histori politike!
Kjo nuk është tragjike.
Kjo është qesharake, jeta jonë politike është qesharake, në kufijtë e absurdit dhe të tragjedisë kombëtare!

About Krye Redaktor

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …