CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Noka: Mori fund loja e Ramës dhe regjimit për të mbajtur peng PD-në!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për të rikthyer vulën dhe logon në Partinë Demokratike.

Noka u shpreh se ky vendim i Gjykatës së Apelit ktheu hakun tek i zoti dhe shtoi më tej se mori fund saga 3 vjeçare e persekutimit të PD-së dhe gjithë loja e Edi Ramës për ta mbajtur peng.

Duke u ndalur te gjyqtaret që dhanë vendimin për rikthimin e vulës në PD, Noka theksoi se këto zonja ‘treguan që në këtë oaz politik të drejtësië politike treguan se ka dhe filiza që rrënjët i kanë te ligji dhe jo te urdhrat politikë’.

“Ky vendim do të thotë që rikthehet haka tek i zoti. Merr fund saga 3 vjeçare e persekutimit të PD-së, e përçarjes së saj, merr fund keqpërdorimi dhe pengmarrja e flamurit dhe simbolit të PD-së, merr fund e gjithë loja e Edi Ramës dhe regjimit për të mbajtur peng forcën tonë politike. Zëri i demokratëve më në fund u dëgjua, në oazin e drejtësisë politike u pa që ka filiza që lindin mbi rrënjët e së drejtës dhe jo mbi politikë. Dhe kjo e dëshmoi këtë sot. U referohem të treja zonjave gjyqtare që shqyrtuan këtë vendim dhe treguan që në këtë oaz politik të drejtësië politike treguan se ka dhe filiza që rrënjët i kanë te ligji dhe jo te urdhrat politikë.

Gjykata e Lartë shtroi shinat se ku duhet të ecte Gjykata e Apelit përcaktoi në mënyrë të detajuar procesin se si do të ecte dhe kalonte dhe sot ne nuk prisnim asgjë tjetër përveçse të drejtën dhe e drejta vonoi por nuk harroi.

Sot është një ditë e gëzueshme për çdo demokrat, çdo opozitar pasi ata sot kanë një forcë politike si PD që është në krahë të tyre, kanë një PD solide dhe të bashkuar dhe që do i prijë betejës kundër narkoregjimit”, tha Noka në ‘Task Force’ në syritv.

About Redaksia

Check Also

Kalaja paralajmëron kallëzim tjetër në SPAK ndaj Erion Veliajt dhe Arli Naskës

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për …