Seanca për vulën, deputetët e PD të pranishëm në sallën e gjyqit

Kanë mbërritur të dyja palët e PD-së në Gjykatën e Apelit, ku do të zhvillohet seanca për vulën e Partisë Demokratike.

Të pranishëm nga PD janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërsa përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Ndërsa grupi i Bashës përfaqësohet nga anëtari i Kryesisë Endri Hasa, ndërsa avokatë janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso ka paraqitur kërkesën për rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.

Avokati ka kërkuar lënin në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Bashës, Rezart Kthupi ka pretenduar se kërkesa e palës tjetër nuk është e mbeshtetur në ligj dhe kërkoi rrëzimin e saj.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …