U zgjodh eurodeputet, Beleri merr pjesë online nga burgu në mbledhjen e Mitsotakis

Pasi u zgjodh si eurodeputet, Fredi Beleri nga burgu është duke marrë pjesë në mbledhjen online të kryeministrit grek, Kyriakos Miktsotakis me shtatë eurodeputetët e zgjedhur të partisë “Demokracia e Re”.

Beleri shihet nga qelia me kufje teksa ka marrë pjesë në takimin e eurodeputetve të ri, që do përfaqësojnë Greqinë në Parlamentin Europian.

Kujtojmë që “Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis arriti të siguronte një fitore bindëse në zgjedhjet europiane të 2024-ës, duke grumbulluar kështu 28.31% të votave.

Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga Ministria e Brendshme, në vend të dytë në këto zgjedhje u rëndit SYRIZA– Aleanca Progresive me 14,92%, në të tretin PASOK – Lëvizja për Ndryshim me 12,79%, ndërsa Zgjidhja Helenike me 9,3% fitoi “betejën” me KKE (9,25%) për vendin e katërt.

Të përkthyera në mandate, Demokracia e Re fitoi 7 eurodeputetë, SYRIZA katër, PASOK tre mandate, Zgjidhja Helenike dy mandate, KKE dy mandate, ndërsa tre partitë e tjera, NIKO, Freedom Saling dhe Zëri i arsyes nga një vend.

Në këto zgjedhje nën logon e partisë së Mitsotakisit garuan dhe dy shqiptarë, Fredi Beleri dhe Piro Dhima. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës arriti që të sigurojë ulësen e tij në Parlamentit Europian.

Ai mori gati 234 mijë vota, duke u renditur i katërti mes 7 deputetëve që kanë dalë nga partia Demokracia e Re.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …