Bardhi: E keni kthyer Kuvendin në dyqan personal! Rama mund t’i fshihet opozitës, por jo drejtësisë!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nga Kuvendi ka reaguar ashpër për vendimin për shtyrjen me një ditë të seancës plenare.

Ai tha se maxhoranca e ka kthyer Kuvendin në dyqan personal, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të refuzimit të kërkesës për interpleancë me Ramën, të kërkuar nga deputetët e opozitës.

“Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal.
Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës.
Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një kat i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos axhendën e Kuvendit”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Kufiri detar me Greqinë/ Eksperti i sigurisë: Ka një dakordësi politike, Shqipëria humbet 40 km²

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes në Tiranë ka rikthyer në vëmendje çështjen e marrëveshjes …