Berisha: Beleri refuzoi të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart për mafien e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar ftesën e Edi Ramës për Fredi Belerin që të kandidonte për të në zgjedhjet në Shqipëri dhe refuzimin e këtij të fundit.

Berisha tha se, Beleri refuzoi në Shqipëri dhe në Athinë të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart e tij për mafien e Ramës.

“Së fundmi miqtë e mi dua t’u informoj edhe për një fakt që doli këto ditë.

Ky hajdut që nuk ka as flamur dhe as atdhe, dhe që përdorte dhunimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriu, përdorte shkelmimin e Kushtetutës për interesa mafioze në Himarë, ta dinë shqiptarët se Fredi Beleri refuzoi në Shqipëri dhe në Athinë të kandidojë për Edi Ramën.

Se je hajdut, i tha.

Fredi Beleri nuk pranoi sepse e kuptoi që Edi Rama e dinte, nuk kishte qëllim tjetër veçse të grabiste tokat e Himarës me duart e Fredi Belerit.

Por Beleri nuk mund t’i bënte pis duart e tij për mafien e Edi Ramës.

Tani u them unë ju që dolët nëpër studio me muaj të tërë. Dilni dhe kërkojini falje shqiptarëve, dilni kërkojini falje Belerit.

Sepse mbrojtet një brigand që nuk ka asnjë normë, asnjë moral, asnjë parim.

Dhe pasi Beleri refuzoi të bëhej kandidat i një hajduti, shkeli çdo ligj, çdo Kushtetutë, çdo parim, çdo standard.

Kjo është e vërteta.

Ky është përçudnimi i njeriut që duhet Edi Rama.

Edhe njëherë u ftoj ditën e premte në ora 11:00, në betejë për fitore, në mosbindje civile.

Zemërimi, zemërimi, zemërimi është arma jonë.

Mosbindja civile!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Nikollës: U bënë përpjekje për të intimiduar KLSH! Mundëso mbledhjen e “Ekonomisë”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend, …