Berisha mbahet në arrest arbitrarisht! Shqipëria ka nevojë për praninë e liderit të opozitës

Vladimir Dobrolishti, ish i përndjekur mbajti fjalën e tij në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali berisha ku u shpreh se lideri opozitar po mbahet në arrest me vullnetin e Edi Ramës.

Dobrolishti tha se pas fitores së vulës duhet të luftojmë për fitore të tjera deri sa të arrijmë objektivat për një shtet demokrat.

“Është një fitore e pjesshme e cila na thërret që malore të reja kemi përpara për të ngjitur deri sa të arrijmë objektivat tona, të cilat janë: për një Shqipëri të lirë, dinjitozë dhe të rreshtuar në vendet e tjera të Europës.

Nuk është rastësi që zoti Berisha mbahet atje lartë. Ai mbahet atje lartë jo vetëm me vullnetin e Edi Ramës, i cili ka të gjitha pushtetet të akumuluara në dorën e tij.  Ajo që ka më shumë nevojë Shqipëria sot është prania e doktor Sali Berishës për arsyen e thjeshtë – është i vetmi njeri i pastër tek i cili mund të mbështesin shpresat shqiptarët “, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …