Berisha: Thirrja miqësore deputetëve që akoma nuk janë në grupin tonë, vendi juaj është tek elektorati i PD

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë një tjetër thirrje deputetëve të PD-së që ende nuk janë afruar në grupin parlamentar.

Berisha tha se, deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Jeni të mirëpritur!

“Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë.

Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD.

Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën.

Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur.

Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD.

Beteja e madhe është përpara.

Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin.

T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij.

Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura.

I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të ndalet!

Nga Oerd BYLYKBASHI Në Podgoricë, me Presidentin Manfred Weber dhe përfaqësues të Partisë Popullore Europiane …