Berisha: Veliaj si pengmarrës, ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te protesta e opozitës që do të zhvillohet ditën e premte para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të skandalit me dosjen 5D dhe inceneratorin fantazëm.

Berisha tha se, epremtja është një ditë shumë e veçantë, është dita e betejës kundër hajdutit më të shpërfytyruar të kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Velisë.

“Të dashur miq, e premtja është një ditë shumë e veçantë, është dita e betejës kundër hajdutit më të shpërfytyruar të kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Velisë.

Miqtë e mi, çdo orë që ai qëndron në atë ndërtesë, është fyerje e tmerrshme për kryeqytetin.

Është poshtërim për shqiptarët.

Çdo aluzion tek mercenarë si Dumani është vetëmashtrim, vetëmashtrim, vetëmashtrim.

A e dini se çfarë thotë tani, çfarë përhap poshtë e përpjetë Erion Veliaj? Ua them unë.

Ai thotë se vërtet vëllai im është gjetur me para, pareli i madh. por me ato para, thotë ai, ka paguar ekspozitat e zhgarravinave të Edi Ramës.

Me ato para, thotë Erion Veliaj, ka paguar shkollimin e fëmijëve të Belinda Ballukut.

Shikoni pra çfarë pengmarrësi, po më prekët mua, keni prekur Ramën. Po më prekët mua, keni prekur Ballukun.

A janë të vërteta këto? Ai që i thotë, ku ka tym, nuk është pa zjarr.

Por problemi është se askush nuk e pret nga Dumani zgjidhjen. Çdo shqiptar e pret nga qytetarët e Tiranës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Yuri i zë pritë me tas supe Marco Rubios në restorantin e DASH, media e Ramës: Mori mbështetje

Marco Rubio ka shkuar të drekojë në restorantin e Depatametit të Shtetit, ndërkohë që aty …