Cilido që krahason Sali Berishën me Edi Ramën, krahason të pakrahasueshmit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur edhe te propaganda që bëjnë analistët e paguar nga pushteti se lideri i opozitës është njëlloj me Edi Ramën. Berisha tha se, cilido që krahason Sali Berishën me Edi Ramën, krahason të pakrahasueshmit.

“Kurse për ndonjërin që arrin si automat të përsërisë se këta janë njëlloj, e madje demokratët edhe më keq, i them se e lexon historinë kokëposhtë.

E vërteta është se ne nuk jemi kurrë njëlloj.

Kurrë nuk jemi njëlloj.

Dhe cilido që krahason PD-në me PS-në, krahason të pakrahasueshmen.

Cilido që krahason Sali Berishën me Edi Ramën, krahason të pakrahasueshmit.

Cilido që krahason qeverisjen e PD me qeverisjen më hajdute në historinë e kombit, ndihmon Edi Ramën.

Ndihmon Edi Ramën, mbron Edi Ramën.

Më thoni ju mua si mund të krahasohen, më tregoni një rast të vetëm që drejtorët dhe ministrat fituan tendera gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Ja ku e keni Edi Ramën në saraje me gjatësi themelesh 720 metra.

Ja ku është Sali Berisha, në një apartament 130 metra, 37 metra më të madh se atë që kishte në diktaturë.

Cilido që krahason dy qeverisjet, mashtron veten, të tjerët dhe ndihmon Edi Ramën.

Sepse në atë qeverisje, rrogat u dyfishuan, pensionet u dyfishuan.

U ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë.

Miqtë e mi, do t’u them një gjë mjaft interesante. Po lexoja këto ditë se si në 10 vite të qeverisë shqiptare 90 vite më parë, ishin ndërtuar 830 kilometra rrugë.

Më gjeni pak sa janë ndërtuar në qeverinë e Edi Ramës? Sa kilometra? Janë ndërtuar 100 mijë kilometra mashtrim. Mashtrimet e tij qarkojnë globin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Bashkia nuk ka vende në kopshte e çerdhe për 80% të fëmijëve, i detyron të shkojnë tek privati

ESIONA KONOMI 80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës nuk …