CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

PS rrëzon kërkesën e Berishës për interpelancë me Ramën!

Kuvendi nisi me debat nga grupi parlamentar i PD, të cilët kërkojnë përfshirjen e Sali Berishës si anëtar të grupit parlamentar të PD-së si dhe futjen në rend të ditës të interpelancës së kërkuar nga lideri i opozitës me Edi Ramën.

Por Kuvendi në mënyrë skandaloze me votat e mazhorancës rrëzoi kërkesën për interpelancë të Berishës me Ramën.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se dihet që ka një vendim të gjykatës që nuk lejon Berishën të marrë pjesë ne seancat plenare.

Por deputetja demokrate, Albana Vokshi, e cila mori të drejtën e fjalës, tha se mazhoranca ‘tmerrohet nga Berisha’ dhe as nuk guxon t’ia përmendë emrin.

“Emri i Sali Berishës ju tmerron. Ku është ai vendim gjykate që ia ndalon atij të ushtrojë të drejtën e deputetit”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Tabaku në Itali: Integrimi kërkon përgjegjësi, jo propagandë!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD dhe …