CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Vokshi: Nuk do ketë paqe as në këtë sallë, as jashtë saj pa liruar Berishën!

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, deklaroi në Kuvend se nuk do ketë paqe pa lirimin e kryetarit të opozitës, Sali Berisha.

“Nuk do të ketë paqe as në këtë sallë, as jashtë kësaj salle, pa liruar Sali Berishën.

As Lindita, as Rama nuk mund ta ndalojë Berishën në të drejtën kushtetuese të përfaqësimit të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.

Ndaj sot i bëj ftesë çdo qytetari, çdo opozitari, çdo politikani të na bashkohet. Le të protestojmë për të drejtat tona, liritë tona. Sepse ne bashkë mund t’ia dalim të rrëzojmë këtë narkoshtet,” tha Vokshi.

Deputetja Albana Vokshi e ka quajtur të turpshme faktin që emri i Sali Berishës nuk është lexuar kur është lexuar kërkesa e bërë nga deputetët e PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Vokshi u shpreh se Berisha i tmerron.

“As emrin nuk ia përmendni. Është firmosur nga zoti Sali Berisha, kryetari PD-së. Kjo është e turpshme. Nuk guxoni që t’ia lexoni as emrin që të bëjë interpelancë me Ramën. E keni aty”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan

Baba Hekuran Nikollari i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, është ndarë nga jeta parakohe …