Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës dhe në emër të Partisë Demokratike, ka kallëzuar në SPAK Erion Veliaj, Arli Naskën pasi dyshohet se kanë kryer korrupsion pasiv në zgjedhjet lokale.
Sipas Kalasë, Naska ka fshirë nga detyrimet e tatimeve shumë kompani të cilët në këmbim të fshirjes së gjobave të punonin në zgjedhjet lokale për fitoren e Erion Veliajt.
“Ne sot kallëzuam në SPAK Veliajn, drejtorin e emëruar së fundi në krye të Agjensisë së mbrojtjes së konsumatorit, Arli Naska dhe zyrtarë të tjerë që janë të paidentifikuar nga ne por do të identifikohen nga spak që kanë konsumuar vepra penale për të cilën në kemi bërë kallëzimin.
Ata kan ushtruar korrupsion pasiv gjatë zgjedhjeve dhe gjatë detyrës ë tyre. për protestën e datës 28 maj nga agjencia e mbrojtjes së konsumatorit me urdhrin e Veliaj është prerë një gjobë ndaj meje.
Ky kallëzim nuk ka të bëjë posaçërisht me këtë por pas gjobës ndaj nesh kanë ardhur ankesa pa fund kur Arli Nasakj ishte drejtor në kohën e zgjedhjeve kanë fshirë detyrime shumë të mëdha dhe i janë bërë presione kompanive nëse ata votojnë për Veliaj do tu fshihen gjobat.
Ne kemi karkat edhe hetim pasuror lidhur me subjektin, Arli Naskaj dhe Veliaj pasi flitet për shuma marramendëse që janë përfituar nga korrupsioni dhe pabarazia në tendera dhe i kemi kërkuar SPAK të ngrejë një grup auditimi në sistemin e Tatim Taksave dhe kush janë subjektet që kanë përfituar nga fshirja e taksave”, tha Kalaja.