Meta del nga SPAK: Dum Dumani nuk e shpëton dot Edi Ramën!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga zyrat e SPAK, pas më shumë se 3 orësh marrjen në pyetje.

Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK se merret me opozitën që të shpëtojë Edi Ramën. Por nuk do ta shpëtojë dot, tha presidenti i PL për mediat.

“Në vend që të ndalojnë Edi Ramën, inceneratorin, aferën e portit të Durrësit, PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi, merren me përrallat e laraskave të tij.

Tani do të ik tek sipërmarrja, kur të doni ju do të bëj konferencë shtypi.

Tani kam tryezën, këtë do Dum Dumani, këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama, Dum Dumanit.

Si kundërshtar i narkoregjimit që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës, për të shpëtuar Edi Rëmën. Nuk e shpëton dot”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha për RAI: Narko-shteti shqiptar po rrezikon Europën! Karteli Troplini ka nën kontroll Portin e Durrësit

Televizioni publik italian RAI3 rikthehet me një dokumentar tronditës për situatën e krimit të organizuar …