Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në fjalën e tij gjatë takimit në Përmet ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur PD në 11 vitet e fundit, të cilat i quajti vite të vështira.
Ai ka kërkuar bashkimin e PD duke shtuar se, e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD.
“Më kokën lart kemi disa muaj decizivë përpara për të bërë realitet fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme.
Nëse vij sot dhe them që u mbyll problemi me vendimin PD dhe të mos besojnë përrallat me Rekurs e duhet t’ja shpjegoni edhe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju. Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu. Bashkë me çdo qytetar të ndershëm, sepse sot e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD”, tha Bardhi.
Gazeta RD