Berisha uron Kurban Bajramin: Shpresoj që çdo sakrificë të pranohet nga i gjithëfuqishmi dhe t’u kthehet në mirësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, në natën e Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët për këtë festë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestare të lirisë, shpresës dhe guximit.

Në emër tuaj, në emër të PD, më së pari dua të uroj besimtarët myslimanë kudo që janë sot, në Shqipëri dhe jashtë saj në këtë natë të shenjtë të Kurban Bajramit.

Nga zemra uroj të gjithë ata dhe çdo shqiptar që çdo sakrificë të pranohet nga i gjithëfuqishmi dhe t’u kthehet në mirësi për vete, familjen dhe vendin e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush është mjekja e promovuar nga Rama dhe hija e skandalit estetik, denoncimi i gazetares

Kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar një ditë më parë në podcastin e tij “Flasim”, …