Proçedohet penalisht Tom Doshi

Biznesmeni dhe polikani i njohur Tom Doshi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga komisariati i Policisë së Velipojës.

Autoritetet policore raportojnë se Tom Doshi është vënë nën hetim, pasi një konflikti të regjistruar pasditen e djeshme në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë.

Mësohet se Doshi është konfliktuar për çështje pronësie me dy vëllezërit L. M., 65 vjeç dhe Prek Molla, 58 vjeç, ku për pasojë, ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta fizike.

Policia raporton se vijon punën për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Tom Doshi akuzohet për veprën penale “Demtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.

About Krye Redaktor

Check Also

Analisti: Balluku i merrte vendimet me WhatsApp, Rama të sqarojë ku shkuan 50 milion euro?

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është përfshirë në skandale dhe është …