Abazoviç: Sonte do jem në stadium dhe do bëj tifo për Serbinë

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se ndeshjen e sontme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium.

Abazoviç tha se do të bëjë tifo për Serbinë dhe se do të brohorasë për të. Ai e dha këtë deklaratë ndërsa po e ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë mbrëmjen e djeshme.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviç.

Sfida Serbi-Angli do të luhet sot në orën 21:00. Sfida e grupit C përball dy skuadra pretendente për të kaluar grupi

About Krye Redaktor

Check Also

Policia sulmon protestuesit me spraj lotsjellës, disa qytetarë shtrihen përtokë

Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si …