Boçi: Nuk ka vendim gjykate nga Britania e Madhe, por vendim komisioni apeli

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, në rubrikën Opinion në News24 tha se, Lulzim Basha kërkon të mbajë të përçarë këtë parti, duke e cilësuar djallëzor. Boçi u shpreh se, Lulzim Basha ka treguar moskoherencë në qëndrimet e tij.

“Një lider është i ri bazuar në idetë që ka, si i qaset publikut, si i prodhon të vërtetat, nëse ata ngjallin besim ose jo. Nëse ne do themi se duhet një lider i ri në moshë, atëherë ne duhet ti themi SHBA që të mos kandidojë as Trump dhe as Biden”, tha Boçi.

Lidhur me qëndrimin e SHBA, Boçi tha se vetë zotoi Berisha e ka bërë të qartë kohë përpara se kjo është një çështjes e tij personale, që nuk do të ndikojë në Partinë Demokratike.

“Qëndrimi i mbajtur nga SHBA është i njëjti, i marrë nga i njëjti lobim. Ndërsa në Britaninë e Madhe nuk kemi një vendim gjykate, por është një Komision Apelimi, i të njëjtës administratë që shpallën ‘non grata’ Berishën. Nuk është vendim gjyqësor, është vendim politik”, tha Boçi.

Sipas tij, është një vendim i marrë për një vend tjetër dhe natyrisht që e shtang një komision për të mos dhënë një vendim që bie ndesh me atë të shpalljes së ‘non grata-s’ nga Britania e Madhe.

About Redaksia

Check Also

Berisha thirrje forcave të rendit: Mos i zemëroni qytetarët, ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren’ para kryeministrisë u bëri …