Berisha: Ju ftoj të premten të largojmë nga zyra hajdutin e vjedhjes 100 % të taksave!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do zhvillohet të premten para Bashkisë Tiranë, ku prej 13 javësh kërkohet dorëheqja e tij, pas publikimit të skandalit të inceneratorit fantazëm dhe dosjes 5D ku drejtorët e tij vidhnin 100% tenderat publike me anë të kompanive të tyre private.

“Miqtë e mi, e premtja po vjen.

Erion Veliaj vazhdon sfidon revoltën popullore.

Sfidon qytetarët!

Vazhdon të qëndrojë në detyrë si qeveritari i zi me modelin e vjedhjeve 100 përqind.

Hotelet e tij me 5 yje lartësohen çdo javë sepse mercenari Dumani është bërë parzmore e tij, e amniston atë!

Shpresa e vetme për Shqipërinë, për shqiptarët, jeni ju.

Ta kapni për zverku këtë mafioz të shpifur, ta nxirrni nga zyra, ta varni në shtyllën e turpit të historisë.

Qytetarë dhe qytetare, ftesa ime për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, t’i dalë zot vetes, të marrë fatin e tij në duart e veta.

Të marrë fatin e shqiptarëve në duart e tij.

Shqipërinë e bëjnë vetëm shqiptarët.

Shqipërinë po e zhbëjnë mafia shqiptare dhe ndërkombëtare.

Shqipëria sot ka lëshuar klithmën e shpëtimit që duhet ta dëgjojë çdo bir dhe bijë e saj.

Ndaj dhe ju ftoj të premten të përmbushim detyrën tonë, të largojmë nga zyra hajdutin e vjedhjes 100 përqind të taksave, Erion Veliaj.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …