Berisha: Taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit

Lideri i opozitës, Sali Berisha premtoi se takas e profesioneve të lira do të hiqet e para me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet. Gjithashtu Berisha theksoi se bashkë me taksën e profesioneve të lira do të hiqet edhe taksa e Rrugës së Kombit.

“Profesionet e lira ofrojnë universin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin.

Është nxitje e shqiptarëve për t’u larguar masivisht nga Shqipëria siç po largohen.

Është një akt i tmerrshëm për një shoqëri.

Taksa që vendosi Edi Rama është një taksë antikombëtare ndaj tyre.

Taksa që vendosi Edi Rama është një rrënim i shërbimeve për qytetarët.

PD, duke shprehur vlerësimin më të madh për ta, i garanton se në një akt të parë të fitores së PD, ajo taksë do hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nga dosja “Epstein”/ “E dua Lavrovin, vajzat nën 30 apo shumë të reja për ty…”

Miku i Rames Lajcak del në dosjen e Epstein. Mbi tre milionë dokumente të dosjes …