Berisha: Pse urdhëroi Edi Rama heqjen e transmetimit live të Komisionit Hetimor për koncesionet e Sterilizimit dhe Check up?

Nga Sali BERISHA

Çfarë nuk donte Edi Rama që të dëgjohej në Komisionin Hetimor për koncesionet e Sterilizimit dhe Check up?? Pse urdhëroi heqjen e transmetimit live të Kuvendit, edhe pse mbledhja e Komisionit vijonte??

Dëshmia e Auditueses së KLSH znj. Brunilda Zenelaj, thellon skandalin e shpërdorimit të parave të shëndetit të qytetarëve në dy koncesione që shkojnë mbi 200 mln Euro.

Çfrarë dëshmoi znj. Zenelaj në lidhje me auditin e KLSH në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH):

  1. Vijojnë pagesat nga FSKDSH për analiza chck up të pakryera. Gjetje që nga vit i parë e në vijim;
  2. Në vitin 2022 janë bërë pagesat për 20,172 analiza check up të pakryera në vlerën 37,198 mijë leke (rretth 250 mijë EURO)
  3. Ka rritje të lartë të sëmundshmërisë në 2022 krahasuar me 2021. Kështu, në bazë të raportit të KLSH:

– sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste,

– vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë;

– rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë,

– rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj.

  1. Check up si masë parandaluese nuk ka dhënë efekt në uljen e sëmundshmërisë. Qëllimi i një analize check up është për të ekzaminuar gjendjen e për të parandalauar sëmndshmërinë e popullatës.
  2. Rekomandim për Ministrinë e Shëndetësisë nëpërmjet Fondit të Kujdesit Shëndetësor të bëjë një relacion për situatën, e në bashkëpunim më subjektin që e ka fituar që pagesat të bëhën kundrejt shërbimit të kryer.
  3. Rekomandimi i KLSH, si edhe vitet e tjera nuk është marrë në konsideratë.
  4. Pagesa e 20% të TVSH nuk është në përputhje me Ligjin për TVSH sepse shërbimet janë të përjashtuara. Dy kontrata të tjera koncesionare janë të përjashtuara nga TVSH.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama vendosi të paguaj 7 mijë euro një mercenar që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët edhe për sulmin e Ramës ndaj …