Berisha: Qindra drejtues dhe deputetë na janë bashkuar pas vendimit të gjykatës!

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se qindra drejtues të degëve si dhe deputetë i janë bashkuar Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës dhe logos në selinë blu.

‘Qindra drejtues dhe deputetë na janë bashkuar pas vendimit të gjykatës! Misionin historik të fitores, do e përmbushim së bashku’, tha Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet për çdo natë poshtë banesës së tij.

“Të dashur miq, gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne.

I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt.

Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj.

Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku,

Misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku.

Të bashkuar në diversitet.

Të bashkuar në të vërteta.

Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë.

Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Prokurori i SPAK Arben Kraja mashtroi dhe provokoi në sallë Ilir Metën

Prokurori i SPAK Arben Kraja ka provokuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në …