Spanja triumfon dhe i jep leksione futbolli Italisë

Spanja është kualifikuar për në fazën tjetër të Europianit, teksa në ndeshjen e dytë të grupeve mundi 1-0 Italinë, duke bërë që spanjollët të përballen me Shqipërinë në aktij e fundit thjesht për formalitet. Iberikët e nisën pjesën e parë “zjarr”, duke vendosur kundërshtarin në vështirësi që në minutat e para. Shansi i parë i artë i takoi Pedrit, i cili goditi bukur me kokë, por priti Donnarumma.

Ekipi i de La Fuentes rriti presionin dhe për pak sa nuk mori epërsinë me Ëilliams, në të 11-tën. Në të 25-tën, provoi Ruiz nga distanca, pa rezultat.
Axurrët preferuan të qëndrojnë në mbrojtje, tentuan vetëm me disa raste sporadike, por pa mundur dot të shqetësojnë portën e mbrojtur nga Unai Simon.

Ndeshja u vendos nga një autogol i Calafiorit, në fillimin e fraksionit të dytë. Spanja kryeson me 6 pikë, Italia ka 3 pikë dhe renditet e dyta. Të hënën, Shqipëria do kualifikimin ndaj një Spanje që tashmë luan për formalitet.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …