Berisha: Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën se ka futur në borxh shqiptarët duke bërë investime jo eficente, duke u kushtuar shqiptarëve miliona euro taksa.

Berisha tha se, tuneli i Llogarasë u kushton shqiptarëve 12 mijë euro për banor. Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë.

“Pra, miqtë e mi nga turizmi 10.1 milionë i Edi Ramës fitojnë një grusht trafikantësh.

Një grusht miqsh klientelë e Edi Ramës.

Kurse qytetarët fitojnë nga TVSH-ja e tyre, shumën më qesharake në botë, 8 milionë euro.

Shqipëria është i vetmi vend i planetit, ku turistët flenë vetëm gjysëm nate.

Ky është turizmi i hiçit, sepse në përcaktimin e Organizatës Botërore të Turizmit, turist quhet personi që fle të paktën një natë në vendin ku shkon.

Ata që flenë vetëm gjysëm nate janë turistë të Edi Ramës, por jo të shqiptarëve.

Ky është një turp dhe një faqe e zezë.

Dhe këta me pagesa që i bëjnë Edi Ramës, gllabërojnë çdo vit 400 milionë euro investime në mënyrën më kriminale.

Këto janë vetëm për resortet, se të marra në tërësi, gjoba e tmerrshme e shqiptarëve nga turizmi tejkalon çdo imagjinatë mbi tokë.

Tuneli turistik i Llogarasë u kushton shqiptarëve 20 mijë euro për shtrat turistik.

Tuneli turistik i Llogarasë u kushton shqiptarëve 12 mijë euro për banor në kulmin e turizmit.

A ka ndëshkim më të madh për qytetarët e këtij vendi se sa një hajdut i marrosur nga vjedhja dhe hajnia. Nuk njeh ligj dhe as kufi, por gjobit në mënyrë të tmerrshme qytetarët e tij.

Aeroporti i Vlorës, që Ballukja e reklamon si më të madhin në Ballkan, po ja ku është aeroporti i Rinasit, e pati kompania Hochtief, e zgjeroi njëherë dhe priti 3 vite, 4 vite dhe e zgjeroi përsëri. Tani po privati po e zgjeron përsëri.

Por tani ti ndërton aeroportin e Vlorës, duke i detyruar shqiptarët të paguajnë vitin e parë të paktën 300 mijë bileta pasagjerësh që nuk do vijnë.

Sepse kontrata është që shteti do i paguajë ndërtuesit çdo biletë të 600 mijë biletave.

A ka gjobë më të madhe?

A ka mënyrë tjetër për të shndërruar turizmin në mallkim për shqiptarët nga kjo racë e shpifur hajdutësh?

U bëj thirrje medieve, mos damkosni veten me propagandën vulgare.

Thuajuni të vërtetat shqiptarëve. Merrni ekonomistët në studio të tregojnë këto që them unë.

Të dinë se si Edi Rama shndërroi pasurinë më përrallore të shqiptarëve në ndëshkim dhe mallkim për qytetarët shqiptarë.

Shpresa e vetme jeni ju,

Ndaj dhe të gjithë në betejë për të shndërruar këtë pasuri përrallore në mirësi për çdo qytetar të këtij vendi.

Për të shndërruar këtë pasuri përrallore në pasuri për çdo qytetar të këtij vendi.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Bashkia nuk ka vende në kopshte e çerdhe për 80% të fëmijëve, i detyron të shkojnë tek privati

ESIONA KONOMI 80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës nuk …