Rama ka shpenzuar veç 38 mln euro në rrugë për turizmin malor, hoqi ligjin që ndihmonte investimet në këto zona

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka investuar vetëm 38 milionë euro për rrugët që i shërbejnë turizmit malor.

Berisha tha se, Rama ka shpenzuar vetëm 38 milionë euro në rrugë për turizmin malor. Sa erdhi në pushtet, hoqi ligjin që ndihmonte investimet në këto zona.

Edi Rama flet nga mëngjesi deri në darkë, përdor si drogë turizmin se mendon se do gënjejë shqiptarët.

Shkoni pak në zonat malore turistike, nga Çajupi në Markofshe, Edi Rama në masivin malor-kodrinor të Shqipërisë ka investuar gjithsej në segmente rrugësh të papërfunduara 38 milionë euro.

Në një kohë kur janë këto zona, të cilat i japin Shqipërisë pasaportën e vendit me turizëm në çdo muaj të vitit.

Me turizëm vjetor.

Çfarë bëri Edi Rama me të ardhur në pushtet, nën ndikimin e trafikantëve të drogës?

Hoqi ligjin me të cilin investimet në zonat malore përjashtoheshin nga taksat për një periudhë 8-vjeçare.

E riktheu këtë ligj për bregdetin, aty ku e urdhëruan trafikantët e drogës.

Ja ku është Biza miqtë e mi, një nga bukuritë më të mëdha natyrore. Biza e ndaluar ndër shekuj për shqiptarët, vazhdon edhe sot.

Doli njëherë në Sari Sëlltik dhe këndonte këngën e rrugës së ndërtuar nga qeveria ime si kaposh mbi pleh.

Shkoni pak, një nga destinacionet më përrallore në të gjitha vlerësimet është kanioni, një fjord, është Liqeni i Komanit gjer në Alpe.

Ai sot është një nga liqenet më të pista dhe rruga që mbeti Vau i Dejës-Koman është rruga më e shkatërruar e Ballkanit.

Një ditë, një deputete e Shkodrës ngriti problemin e saj. Përgjigja e Ballukes ishte se ku është rrugë turistike ajo, është rrugë energjetike. O injorancë, o turpi i dheut.

Ajo është një nga drejtimet turistike më mahnitëse, më përrallore. Breg liqenit, si një fjord.

Lumi i Shalës nga destinacionet sot më kryesore, Valbona magjepsëse me pamjet e saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Nikollës: U bënë përpjekje për të intimiduar KLSH! Mundëso mbledhjen e “Ekonomisë”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend, …