Shembja me turp e mitit te reformës ne drejtësi, si streha e fundit e narkoshtetit!

Nga Petrit VASILI

Reforma ne drejtësi nga një moment transformimi pozitiv i sistemit te drejtësisë është shndërruar ne formën me shëmtuar se si Narkoshteti e kapi dhe e përçudnoi sistemin e drejtësisë.

Praktikisht sot po përjetohet shembja e mitit artificial te ndërtuar me propagandën e paguar me para narkotrafiku.

Sot pas tete vitesh nga 21-22 korriku i 2016 dhe miratimi me 140 vota, asgjë nuk ka mbetur nga Reforma, as ne përmbajtje as ne forme.

Dhjetar ligje te reformes ne drejtësi janë ndryshuar vetëm me urdher politik te shumicës rilindëse.

Ku përfundoi komisioni i Venecias, po grupi i eksperteve te nivelit te larte ku u zhduk??

Po Vetingu zhurmëmadh, qe do te ishte standardi me i larte, objektiv dhe profesional i vlerësimit?

Vetingu u shndërrua ne gjueti shtrigash e telekomanduar nga zyra e Rames, me rilindasit e tij ne komisionet e vlerësimit dhe degradoi ne një gjyq bolshevik me dy standarde ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve, qe nuk i pëlqenin rilindjes.

Cili institucion, cili standard dhe çfarë përmirësimi panë qytetaret?

Përkeqësim galopant, degradim dhe një kapje e neveritshme e me regji e drejtësisë.

Krahasoni Gjykatën Kushtetuese dje dhe sot, degradimi është i frikshëm. Nga një Kushtetuese me dinjitet dhe profesionalizëm sot kemi një zyre patronazhistesh rilindas pa asnjë dinjitet, qe i japin alibi çdo shkeljeje te kushtetutës, qe Ben Rama dhe rilindja.

Çfarë SPAK-u kemi?

Nga instrumenti i posaçëm për te luftuar korrupsionin, ne mbrojtësin me te pështire te Rames dhe rilindjes përballe aferave mafioze shume te rrezikshme te qeverise te provuara me mijëra dokumente e fakte te frikshme.

Qe kur kemi SPAK korrupsioni vetëm thellohet dhe Shqipëria bie keq e me keq ne renditjen botërore për korrupsionin duke u bere vendi me i korruptuar ne Europe dhe nder tre te paret ne bote, pra SPAK i kapur dhe me regji e ndihmoi korrupsionin dhe nuk e luftoi kurrë realisht atë.

Perse Shqipëria bie poshtë e me poshtë ne Indeksin e zbatimit te ligjit duke qene shume me poshtë se Kosova?

Sepse Reforma ne drejtësi u kap dhe nga rojtare e zbatimit te ligjit u shndërrua ne strehe për shkelësit e ligjit.

Perse aksesi për drejtësi i qytetareve është sot ne ditët me te zeza?

Sepse reforma ne drejtësi u kap nga qeveria, e cila e kolapsoi sistemin për te vjedhur pronat e qytetareve dhe tu asgjësonte atyre te drejtën për tu ankuar duke miratuar një Harte Gjyqësore kriminale.

Qytetareve u duhen sot vite, qe vetëm tu preken me dore dosjet e tyre dhe treguesit janë shume keq se përpara kësaj pseudoreforme.

Sot çdo përbetim për ketë reforme qe është rrënuar ne çdo pikëpamje është një klithme e narkoshtetit për tu asgjësuar qytetareve çdo mundësi për te marre drejtësi dhe për te betonuar pandeshkueshmerine e vet.

Tashme Rama ka ngritur edhe një Komision gjoja antikorrupsion ne Kuvend për te rrëmbyer de jure edhe pak drejtësi qe ka mbetur nga rrëmbimi dhe kapja de facto totale e saj.

Ndërsa mitit te reformës tashme i ka mbetur vetëm pluhuri e hiri, qe vjen ere kanabis dhe korrupsion si vete Narkoshteti qe e ka blere me para’.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …