Sylvinho pritet të bëj 3 ndryshime në formacion ndaj Spanjës

Ndeshja me Spanjën konsiderohet një “finale” e madhe për Shqipërinë.

“Kuqezinjtë” mbrëmjen e së hënës do të luajnë sfidën më të rëndësishme në Euro 2024, takim ky që vendos edhe fatet e Kombëtares në këtë turne.

Sfida do të luhet në orën 21:00 ditën e hënë në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.

Sylvinho dhe “djemtë” e tij do të kërkojnë fitoren ndaj iberikëve, me këto të fundit që kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër si të parët e grupit B.

Tashmë me 1 pikë në grup, Shqipëria ka shansin e fundit për të kërkuar fitoren, e cila do t’i kualifikonte për në “Play”-Off”.

Braziliani prej ditësh vazhdon përgatitjet për këtë superndeshje.

Ndaj “Furisë së Kuqe” timonieri i kuqezinjve pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion, teksa pritet të hedhë në fushën e lojës gjithë “arsenalin” kuqezi.

Kështu duke para paraqitjen e lojtarëve në sfidën me Italinë dhe Kroacinë, Sylvinho pritet të ulë në stol 3 lojtarë.

Kështu Hysaj mund ta nisë nga stoli dhe vendin e tij pritet ta marrë Ivan Balliu. Ndërkohë në repartin e sulmit priten dy ndryshimet e tjera.

Arbër Hoxha duket se më në fund mund ta nisë si titullarë, teksa pritet të marrë vendin e Jasir Asanit, ndërsa në majën e sulmit do të rikthehet në formacion Armando Broja, me Rey Manaj që duhet ta nisë nga stoli.

About Redaksia

Check Also

Askush si Los Blancos në Europë!

Real Madrid vazhdon të mbizotërojë në botën e futbollit. Los Blancos, pasi fituan Champions League, …