Ndarja nga jeta e At Antonio Belushit/ Berisha: Kombi humbi njërin prej bijve më të shquar

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi një mesazh pas lajmit se prifti arbëresh, At Antonio Belushi ndërroi jetë. Berisha shkruan se, kombi humbi njërin prej bijve më të shquar.

Mesazhi

At Antonio Belushi mbylli sytë përgjithmonë.

Miq, kombi shqiptar humbi këto ditë njërin prej bijve të tij të shquar, klerikëve të përkushtuar, studiueseve mendjendritur, atdhetarëve të flaktë At Antonio Belushi.

At Belushi u shkollua dhe dorëzua prift që në rininë e tij, për atë shërbimi ndaj Zotit dhe shërbimi ndaj kombit mbeten gjithnjë të pandarë. Ai i përkushtoi kombit dhe gjakut të tij të shprishur kudo që ndodhej, kauzës së drejtë të shqiptarëve, jetën e tij. At Belushi publikoi një seri revistash, librash në fushën e historisë, etnografisë, publicistikës, në të cilat ai do mbetet i pavdekshëm. Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen e pakufishme për kontributin tejet të çmuar At Antonio Belushit, shpreh gjithashtu ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve të afërmve dhe mbarë arbëreshëve të Italisë për këtë humbje të madhe dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i At Belushit të gjeje paqen e amshuar. Amin!

About Redaksia

Check Also

Kabllogrami i 16 dhjetorit/ Skandal-Baton Haxhiu tregon si po përgjohet Ambasada e SHBA nga Rama

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë qe …