Përfundon rrugëtimi në Euro 2024, bravo skuadrës dhe tifozerisë së mrekullueshme!

Përfundon rrugëtimi në Euro 2024 me një ndeshje dinjitoze ndaj Spanjë të luajtur deri në minutën e fundit. Një bravo e madhe për lojtarët e skuadrës dhe tifozerinë e mrekullueshme.

Shqipëria ka pësuar humbje 1-0 në rrethin e tretë të fazës së grupeve përballë Spanjës në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Ferran Torres në minutën e 13-të.

Lojtarët kuqezi tentuan me të gjitha forcat që ta fitonin këtë përballje, për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje, por që fati nuk ishte në anën tonë.

Kështu, me paraqitje për t’u duartrokitur- Shqipëria i jep fund këtij rrugëtimi magjik në Euro 2024.

About Krye Redaktor

Check Also

Komuniteti Myslyman nuk merr pjesë në iftarin e shtruar nga Rama

Eugen SHEHU FTARI… asht një vakt që ndahet me agjëruesit me skamnorët dhe me besimtarët. …