Protesta kombëtare e opozitës, Boçi zbulon 3 kërkesat

Opozita do të mbajë protestën kombëtare në datën 12 Korrik, në orën 20:00 para godinës së Kryeministrisë. Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi zbuloi për mediat 3 kërkesat që do të shpalosin në protestë.

“Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha.

Shqipëria është iu vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika

Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Nga dosja “Epstein”/ “E dua Lavrovin, vajzat nën 30 apo shumë të reja për ty…”

Miku i Rames Lajcak del në dosjen e Epstein. Mbi tre milionë dokumente të dosjes …