Sylvinho: Ndeshje e madhe me Spanjën, mund të bëj ndryshime në formacion

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho beson te suksesi ndaj Spanjës, pavarësisht se niveli i kundërshtari është mjaft i lartë.

“Mund të bëj ndonjë ndryshim në formacion, por duhet të diskutoj më stafin pas seancës së fundit gjatë paradites.Jemi këtu me krenari që të bërë një ndeshje të rëndësishme me Spanjën. Është një skuadër e vështirë dhe shumë e fortë, por mund të ndodhë gjithçka”, tha Sylvinho në një deklaratë për mediat.

Shqipëria renditet në vendin e 3-të me 1 pikë. Takimi ndaj iberikëve luhet në “Dusseldorf” këtë të hënë në orën 21.00.

About Redaksia

Check Also

Dalin pamjet, ja si i motivoi Ronaldo bashkëlojtarët para finales ndaj Spanjës

Portugalia triumfuoi ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve pas ekzekutimit të penalltive, duke e fituar …