Berisha, mesazh ngushëllimi për poetin, atdhetarin dhe shpirtin e lirë, Agim Doçi

Kryetari i PD, Sali Berisha i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të poetit Agim Doçi. Berisha e ka vlerësuar figurën e Doçit për kontributin e tij të shquar në kulturën shqiptar, duke evidentuar faktin që ai ishte “atdhetar, shpirt i lirë, mbështetës i palëkundur i demokracisë.

Mesazhi i ngushëllimit

Agim Doçi poet i këngës, mbylli sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për shkrimtarin, poetin e shquar, autorin e vargjeve poetike të qindra këngëve nga më të bukurat, publicistin, polemistin, intelektualin atdhetar e me shpirt të lirë, mbështetësin e pa lëkundur të demokracisë, Agim Doçi. Ai nuk do të jetë më midis nesh, por jeton dhe do jetojë gjithmonë në veprat e tij. Duke shprehur nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmëve të Agim Doçit dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i tij të gjejë paqen e amshuar. Amin. #sb

About Redaksia

Check Also

Terrori në Theth/ Shkreli: Rama po vepron si komunistët, po rrëmben tokat për të ndërtuar resorte për oligarkët!

Kryetarja e PD, Shkodër, njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak, Eliona Kodra Shkreli deklaroi nga Thethi …