Berisha: Nuk premtojmë shëndetësi falas, por shërbim dinjitoz! Shteti do marrë përsipër mjekimin për sëmundjet e rënda

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se me ardhjen në pushtet, do realizojë premtimin që shqiptarët të marin një shërbim dinjitoz shëndetësor.

Berisha tha se, nuk premtojmë shëndetësi falas, por premtojmë shërbim dinjitoz. Shteti do marrë përsipër mjekimin dhe ilaçet për sëmundjet e rënda.

“Nuk premtojmë shëndetësi falas, por premtojmë shërbim dinjitoz. Shërbim shëndetësor në të cilin shteti do të marrë përsipër të gjithë koston spitalore të mjekimit dhe të gjithë ilaçet e sëmundjeve të rënda, pavarësisht janë apo nuk janë në listën e OMS-it.

Është e pafalshme, është çnjerëzore kur mendon se njerëz, vajza, djem, burra, gra, prindër i merr sëmundja sepse nuk ekzistojnë ilaçet.

Dorëzohen para vdekjes sepse nuk blejnë dot ilaçet.

Edi Rama udhëton me avion taksi, në dy vite 140 herë, të mjaftueshme këto për të gjitha ilaçet e sëmundjeve të rënda. Edhe ato më modernet.

Po nuk ka shpirt që të ndjejë dhimbjen, klithmën e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Nuk ka shpirt të ndjejë dhimbjet e urisë të fëmijëve shqiptarë.

Prandaj të gjithë së bashku në protesta, të gjithë së bashku në betejë.

Sepse ju dhe vetëm ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve.

Jeni shpresa e vetme e shqiptarëve.

Mos mendoni se kurrë se zgjidhje tjetër përveç jush”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush është mjekja e promovuar nga Rama dhe hija e skandalit estetik, denoncimi i gazetares

Kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar një ditë më parë në podcastin e tij “Flasim”, …